Maqedoni

Dhjetë aksidente gjatë 24-orëve të fundit në Shkup

19.02.2016 10:04

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së trafikut është kryer ekspertizë në gjithsej 10 aksidente rrugore...

Prej tyre, katër janë me pasoja të dëmeve materiale dhe gjashtë janë me pasoja të lëndimeve trupore, ku lëndime të lehta trupore kanë pësuar katër shoferë të automjeteve për udhëtarë, katër bashkudhëtarë, një çiklist dhe një shofer i mopedit.
 
Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar 32 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar shpejtësinë e lejuar të lëvizjes, shtatë shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, gjegjësisht nuk kanë dhënë përparësi kalimi në vendkalim të shënuar këmbësorik, si dhe gjashtë shoferë të cilët nuk i kanë respektuar shenjat ndriçuese të qarkullimit në udhëkryqe.
 
Janë sanksionuar edhe 20 këmbësorë të cilët kanë kryer kundërvajtje në baza të ndryshme.
 
Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" dje nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 77 automjete që kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.
 
Sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacion rrugor pranë SPB Shkup sot do të mbajë ligjërata edukative në SHF "Zhivko Brajkovski" e cila ndodhet në komunën Butel, me nxënësit e klasës së katërt.
 
Ish të punësuarit në "Aluminë" sot me fillim në orën 11:45 do të mbajnë protestë të qetë në bul."Ilinden" para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
 
Shoqata e qytetarëve me fillim në orën 12 do të mbajë manifestimin "Lëvizja e biçikletave". Pjesëmarrësit e këtij manifestimi do të fillojë të lëvizin nga "Zhena park", përmes rr."Dimitrie Çuposki", djathtas përmes rr."Dame Gruev" në vazhdim përmes bul."VMRO", majtas përmes bul."Ilinden", djathtas përmes rr."Naum Naumovski Borçe" deri tek hyrja e Parkut të Qytetit tek "Guaca".
 
Të dielën me fillim në orën 17:30 në QS "Jane Sandanski" në kuadër të Ligës së kampionëve do të luhen dy ndeshje ndërkombëtare midis KH Vardar dhe Kristijanshtad, Suedi dhe KHF Vardar dhe Buduqnost, Mali i Zi.
 
Me qëllim të zhvillimit të pandërprerë dhe të sigurt të komunikacionit nga ana e policisë së trafikut do të ndërmerren masa adekuate për sigurim të qarkullimit, ndërsa sipas nevojës edhe rikahëzim të komunikacionit./mia