Basketboll
Kthehen emocionet në NBA, Spurs mposhten nga Clippers
19.02.2016 11:14
Pas ndeshjes së “All Star Game” rikthehet NBA, me tri takime të luajtura...

Surprizë në Perëndim erdhi fitorja e Clippers ndaj San Antonios me shifrat 105-86, një fitore me një diferencë të konsiderueshme edhe pse janë dy ekipe pretendente për titull.
Chris Paul me 28 pikë e 12 asist bëri diferencën në fushë, por edhe stoli i ekipit kalifornian dhuroi shumë pikë (34). Për Spurs sot mungoi lojtari lider, duke humbur terren me Golden State në renditje.
Fiton edhe Washington, 103-89 ndaj Utah Jazz, fitorja e 24-t në kampionat, ku u dallua Gortat me 22 pikë e 10 rebaund.
Në Lindje, Cleveland fitoi 106-95 ndaj Chicago, një ndeshje mes dy ekipesh pretendente në këtë Konferencë.
Një sfidë e dominuar nga vendasit, ku u dallua LeBron James me 25 pikë, më i miri në fushë, duke i dhuruar suksesin e 39-të sezonal skuadrës së tij.
Në kahun tjetër një ndeshje të mirë zhvilloi edhe Derrick Rose me 28 pikë, por që mbetën për statistikë.