Futboll

United vazhdon me krizën, thyhet edhe në Europa League

19.02.2016 11:17

Rikthimi i Jurgen Klopp në Gjermani nuk ishte edhe aq i lumtur sa e priste ish-trajneri i Dortmund...

Rikthimi i Jurgen Klopp në Gjermani nuk ishte edhe aq i lumtur sa e priste ish-trajneri i Dortmund, pasi Liverpool nuk mundi të shënojë ndaj Augsburg dhe u detyrua të pajtohet me një barazimi 0-0, që lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, pas shtatë ditësh në “Anfield Road”.
 
Ndërkohë, Valencia ka shkatërruar Rapidin e Vjenës me rezultatin 6-0, me pesë gola të shënuar që në pjesën e parë, duke i bërë dhuratën më të mirë për datëlindje trajnerit Gary Neville, i cili ka nisur të marrë frymë pasi Valencia ka fituar dy ndeshje radhazi, duke ndalur një ecuri negative prej nëntë ndeshjes pa fitore. Fitorja e thellë ndaj austriakëve i jep garanci spanjollëve për ndeshjen e kthimit.
 
Lazio barazoi 1-1 në fushën e Galatasaray, një rezultat që favorizon italianët për ndeshjen e kthimit. Ndërkohë, mund të konsiderohet me një këmbë në fazën tjetër, Bayer Leverkusen, pas fitores 1-0 në fushën e Sporting Lisbonë. Edhe Bilbao fitoi me të njëjtin rezultat në Marsejë, ndërsa Braga triumfoi 2-1 në Sion. Ndeshja mes Shakhtar dhe Schalke u mbyll në barazim pa gola.
 
Nga ndeshjet e luajtura më heret të enjten, Sezoni zhgënjyes i Manchester United ka arritur një tjetër pikë të ulët, teksa “djajtë” janë mposhtur 2-1 nga kampionët e Danimarkës, FC Midtjylland. Suksesi në Europa League është një nga mundësitë më të mira që ka United për të qenë në Champions League gjatë sezonit të ardhshëm dhe në Danimarkë e filloi mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh me anë të Memphis Depay. Megjtihatë, Pione Sisto dhe Paul Onuachu u kundërpërgjigjën për Midtjylland, që nuk kishte shkuar kurrë në të kaluarën kaq larg në një veprimtari europiane.
 
Ndërkohë, Borussia Dortmund fitoi ndaj Porto. Lukasz Piszczek i kaloi në avantazh vendasit pas vetëm gjashtë minutash lojë, duke mposhtur Casillas nga një distancë e afërt me portën, ndërsa Marco Reus shënoi golin e dytë, i ndihmuar nga një devijim i Bruno Martins Indi. Tottenham barazoi 1-1 ndaj Fiorentina duke ndalur një ecuri me shtatë fitore radhazi. Penalltia e Chadli kaloi në avantazh anglezët në pjesën e parë, ndërsa Brenardeshi barazoi për “vjollët”.
 
Napoli, nuk arriti të reagojë pas humbjes së pësuar ndaj Juventus në Serie A dhe u mposht në të njëjtën mënyrë në Europa League ndaj Villarreal, me një gol të pësuar pak çaste para fundit të ndeshjes. Napoli bëri një paraqitje të mirë dhe ka ende shanse në ndeshjen e kthimit, megjithatë del me kokën poshtë pasi Valdifiori shkaktoi një fuall që mund të shmangej dhe Denis Suarez mposhti Pepe Reina, duke ekzekutuar në mënyrë të saktë një goditje dënimi.