Botë
Merkel: Plani me Turqinë për refugjatët është prioritet për BE-në
19.02.2016 11:22
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian me të gjitha forcat e mbështetën planin e përbashkët me Turqinë...

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian me të gjitha forcat e mbështetën planin e përbashkët me Turqinë për kufizimin e fluksit të refugjatëve në Evropë, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel sot në mëngjes, pas bisedimeve disaorëshe me liderët e Unionit 28 anëtarësh në Bruksel.
"Sot dua të kumtoj diçka të rëndësishme, dhe ajo është se jo vetëm që e kemi konfirmuar Planin aksionar të BE-së dhe Turqisë, por edhe e shpallëm si prioritet", tha Merkel, duke folur për planin për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Unionit, pengimin e fluksit të emigrantëve dhe shkatërrimin e emigracionit ilegal.
Ajo theksoi se edhe Austria e ka mbështetur planin dhe krahas vendimit të saj të njëanshëm të vendosë përkufizime ditore gjatë hyrjes së refugjatëve dhe emigrantëve në territorin e Austrisë, transmeton Tanjug.
"Në Evropë të gjithë çdo herë jemi partnerë", theksoi Merkel.
Ajo porositi edhe se liderët e BE-së dëshirojnë të arrijnë marrëveshje me qëllim që Britania e Madhe të mbetet në Union.
"Ekziston vullneti që Britania e Madhe të mbetet në përbërjen e BE-së. u bë e qartë se marrëveshja për këtë qëllim për shumicën nuk do të bëhet e lehtë, por ky vullnet ekziston", tha Merkel.
