Botë

Austria filloi me zbatimin e kuotave ditore për refugjatë

19.02.2016 11:36

Autoritetet austriake sot sipas paralajmërimeve, filluan me zbatimin e kuotave ditore për pranim të refugjatëve...

Autoritetet austriake sot sipas paralajmërimeve, filluan me zbatimin e kuotave ditore për pranim të refugjatëve, në mënyrën që prej sot në mëngjes në orën tetë e zbatojnë sistemin e ri për menaxhimin me kalimet kufitare, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme e Austrisë.
 
Siç transmeton Tanjug, vendkalimet kufitare, siç ishte paralajmëruar, prej nesër do të jenë të hapura prej orës 6 deri në orën 22.
 
Menaxhim i ri me vendkalimet kufitare parasheh kuotën maksimale ditore prej 80 kërkesave për marrjen e azilit, gjë që është mesatarisht pesë kërkesa në orë.
 
Krahas kësaj Qeveria përcaktoi nëpër Austri të lëshohen në ditë maksimalisht nga 3.200 refugjatë, të cilët planifikojnë udhëtim, respektivisht kërkesë të azilit në ndonjë vend tjetër të BE-së.
 
Sipas vlerësimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kjo do të thotë se do të lëshojnë nga 200 refugjatë në orë, të cilët më tej do ta vazhdojnë udhëtimin e tyre.
 
Kur kontingjenti do të mbushet me kërkues të azilit dhe refugjatë që dëshirojnë vetëm të kalojnë nëpër Austri me qëllim që të kërkojnë mbrojtje në ndonjë vend tjetër, në anën sllovene të kufirit do të duhet të presin deri në ditën tjetër, respektivisht deri në orën 6 të mëngjesit, kur kufiri do të hapet.
 
Ky sistem i menaxhimit me kufirin është vendosur në kufirin jugor, drejt Sllovenisë, prej ku momentalisht, përmes rutës ballkanike vijnë refugjatët.
 
Për shkak të vlerësimit se sistemi i ri mund të rikahëzojë rutën, autoritetet austriake paralajmëruan kontrolle të përforcuara edhe tek vendkalimet e tjera shtetërore, me opsionin për të ngritur gardh, si dhe zbatimin e këtij sistemi të menaxhimit.
 
Kuotat ditore të Austrisë hasën në kritika të ashpra nga BE-ja, kështu që komisari evropian për Emigrim Dimitris Avramopulos, i dërgoi letër Qeverisë austriake ku thuhet se Vjena me këtë i shkel ligjet e Unionit.
 
"Austria është një nga vendet më të ngarkuara anëtare të BE-së dhe arriti deri në kufirin e qëndrueshmërisë", theksoi ministrja e Punëve të Brendshme e Austrisë Mikl-Lajtner dhe shtoi se çështja është se si të sigurohen kufijtë personalë derisa nuk gjendet një zgjidhje evropiane.
 
Ajo theksoi se Austria nuk mund ta menaxhojë numrin e njëjtë të refugjatëve si vitin e kaluar dhe se përkufizimet e vendosura ditore janë vetëm një hap në pengimin e valës së refugjatëve.
 
Në Austri vitin e kaluar kanë hyrë rreth 700.000 emigrantë, duke ikur nga përleshjet në Siri dhe në Afganistan, ndërsa rreth 90.000 kanë parashtruar kërkesë për azil në këtë vend. Shumica megjithatë e vazhduan rrugën drejt Gjermanisë./mia