Alarme anonime për bombë në Moskë, policia evakuon mbi 10 mijë njerëz
Policia në Moskë ka evakuuar personat në disa qendra të mëdha tregtare pas një serie telefonatash anonime që kërcënonin për bomba të vendosura në to...

Lajmi është publikuar nga disa media lokale, të cilat kanë cituar burime të sigurisë. Mbi 10 mijë persona janë evakuuar nga disa qendra tregtare në qendër dhe në periferi të kryeqytetit rus, tha një tjetër burim për TASS.
Përdorues të rrjeteve sociale, ndërkaq, kanë publikuar foto të momenteve të evakuimit të njerëzve nga dy rrjete të fuqishme të shpërndarjes së mallrave tregtarë.
Ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare mbi këtë çështje.
Shërbimet e forcave speciale dhe policisë janë duke verifikuar raportimet për një alarm për bombë edhe në ndërtesën e Administratës presidenciale të Rusisë, të ndodhur në rrugën “Ilyinka” të Moskës.
