Maqedoni

Janë dhënë 1.212 vërtetime për migrantët në 24 orët e fundit

19.02.2016 13:16

Në 24 orët e fundit gjithsej 1.212 migrantë kanë marrë vërtetime për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit...

Prej tyre, 493 janë të gjinisë mashkullore, 269 të gjinisë femërore dhe 439 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit dhe dy fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.
 
Sipas shtetësisë, më së shumti vërtetime janë dhënë për shtetas të Sirisë 713, të Afganistanit 296 dhe 203 të Irakut.
 
Nga fillimi i vitit deri dje u janë dhënë vërtetime gjithsej 83.188 shtetasve të huaj, prej të cilëve 33.161 janë të gjinisë mashkullore, 18.021 të gjinisë femërore dhe 31.808 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 198 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.
 
Deri te Sektori për azil në 24 orët e fundit nuk janë dorëzuar kërkesa për njohjen e të drejtës së azilit, ndërsa nga fillimi i vitit kërkesa të këtilla kanë parashtruar 10 persona edhe atë shtatë nga Afganistani dhe tre nga Siria.
 
Në Qendrën e pranimit për kërkues të azilit janë evidentuar gjithsej 20 azil-kërkues, prej tyre 17 janë burra, një grua dhe dy fëmijë me shoqërim të kujdestarit. Në mënyrë shtesë, në pajtim me nenin 48 të Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, një burrë, një grua, pesë fëmijë të mitur me shoqërim të kujdestarit, pesë persona të mitur pa shoqërues janë përkujdesur në vend tjetër, të caktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale./mia