Maqedoni

Integrimin e të rinjve dhe grave nga minoritetet etnike në tregun e punës

19.02.2016 17:23

Në Komunën e Sarajit, u mbajt evenimenti i parë nga gjashtë evenimentet promovuese që simbolizojnë fillimin e projektit “Integrim i pakicave etnike ne tregun epunës duke fuqizuar potencialin e tyre për punësim”, i financuar nga Bashkimi Evropian....

Evenimentin e organizoi ZIP Institute, organizatë joqeveritare për hulumtim të politikave publike dhe qeverisje të mirë si dhe edukim joformal.
 
Ne këtë eveniment u prezantua plan programi i pasur i projektit, duke përfshirë këto aktivitete:
-trajnime për punësim dhe vetë-punësim, trajnime për themelimin e bizneseve të reja, seanca këshilluese për orientim të karrierës, kurse IT, kurse të gjuhës angleze, punë praktike në më shumë kompani dhe punëtori kreative;
-kurse online për zhvillimin e aftësive dhe fillimin e një platforme të qëndrueshme për e-mësim;
-përforcim të kapacatiteve të trajnuesve nga organizatat civile për pilotimin e kurseve online duke përdorur e-platforma të ndryshme;
-gara për biznes plan dhe ndihmë finansiare prej 3000 euro për 5 biznes idetë më të mira.
 
Të gjitha këto aktivitete do të zhvillohen në periudhën në vijim, deri në gusht 2017. Të gjithë të interesuarit mund të gjejnë informata relevante në ueb portalin: www.pretpriemac.mk.
 
Projekti “Integrimi i pakicave etnike në tregun e punës duke fuqizuar potencialin e tyre për punësim” implementohet nga Fondacioni YES (kordinator), ZIP Institute, ORGM DAJA si dhe Fondacioni Future 21 nga Bugarija.
 
Qëllimi kryesor i projektit është që të lehtësojë integrimin e të rinjve nga pakicat etnike në Maqedoni, të rrisë konkurrencën e tyre në tregun e punës, të rrisë kapacitetin e tyre për punësim dhe vetëpunësim, të ndihmojë në themelimin e bizneseve të reja, të krijojë forcë shtytëse që do të mundësojë ngritjen e kapaciteteve të të rinjve nga pakicat etnike si dhe mbështetje e vazhdueshme për zhvillim profesional. Projekti është i finansuar nga Bashkimi Evropian.
 
Evenimentet promovuese do të mbahen gjatë gjithë muajit Shkurt, evenimenti i ardhshëm do të jetë në rajonin e Pollogut.