Libi, ShBA-të sulmojnë caqet e militantëve të ISIS-it
19.02.2016 18:09
Avionët luftarakë të Shteteve të Bashkuara kanë sulmuar militantët e të ashtuquajturit “Shtet Islamik” në Libi, duke vrarë së paku 38 militantë...

Sulmet kanë goditur një kamp të “Shtetit Islamik” në qytetin Sabrata, rreth 70 kilometra në perëndim të Tripolit.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se ka shumë gjasa që sulmet të kenë vrarë edhe ekstremistin e lartë tunizian, Noureddine Chouchane. Ky i fundit ka pasur lidhje me dy sulme terroriste në Tunizi, vitin e kaluar, përfshirë edhe njërin sulm që ka vrarë 30 britanikë.
Grupi ekstremist “Shteti Islamik” është aktiv në Libi për më shumë se një vit dhe Shtetet e Bashkuara llogarisin se ai ka rreth 6,000 luftëtarë.
