Kulturë

Kumanovë: Drama shqipe me Premierën “Revolver “

20.02.2016 14:57

Adhuruesit e artit skenik në Kumanovë, sonte do të kenë rastin të përcjellin premierën e radhës të Dramës shqipe pranë Teatrit të Kumanovës...

Këtë herë në skenën e Teatrit të kumanovar  do të shfaqet premiera “Revolveri” e autorit Gabor Gorgey, kurse në regji të  Nehat Memetit, ndërsa në rolet kryesore do të paraqiten : Mirsad Abazi, Ylber Murtezi, Musa Isufi, Mendim Murtezi, Ismail Kasumi.
 
Hollësi rreth premirës së sontme një një konferencë për gazetarë sjell regjisori Nehat Mehmeti si dhe protagonistët e shfaqjes.
 
Premiera “ Revolveri “ do të shfaqet sonte me fillim në ora 20.00 në Teatrin e Kumanovës, kurse si zakonisht edhe sotne salla e këtij Teatri pritet të mbushet deri në vendin e fundit.