Botë
Ngjarjet e djeshme në kuvendin e Kosovës, K. Evropian bënë thirrje për heqje dorë nga dhuna
20.02.2016 16:19
Komisioni Evropian ka dalë me një deklaratë për ngjarjet e djeshme në Kuvendin e Kosovës...

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, ka thënë se “sërish kemi qenë dëshmitarë të pengimit të punës së Kuvendit, gjë kjo e dëmshme për jetën institucionale dhe për qytetarët e Kosovës”.
Në emër të KE-së, Kocijançiç ka bërë thirrje për heqjen dorë nga dhuna, e çfarëdo forme dhe nga të gjithë, dhe për kthim në dialog, duke u mbështetur në parimet e qeverisjes demokratike dhe të opozitës demokratike në kuadër të institucionit demokratik.
Sipas KE-së, të gjitha palët duhet të përmbahen nga përdorimi i retorikës nxitëse, e cila vetëm thellon ndarjen dhe e bën dialogun më të vështirë.
Kocijançiç ka thënë se qëllimet politike duhet të arrihen përmes një procesi demokratik, në interes të qytetarëve të Kosovës.
