Maqedoni

Vlerësimi i BE – SHBA për mbajtjen e zgjedhjeve, partitë politike: Nuk kemi kërkuar shtyerje

20.02.2016 17:13

Disa media publikuan se shtyerja e vlersimit të ndërkombëtarëve mbi atë se a janë përmbushur të gjitha kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme me 24 prill...

Disa media publikuan se shtyerja e vlersimit të ndërkombëtarëve mbi atë se a janë përmbushur të gjitha kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme me 24 prill, është bërë me kërkes të partive politike. por vetë partit mohojn të kenë gisht në këtë shtyerje.  Nga VMRO DPMNE thonë se nuk ka kërkuar që raporti të publikohet nesër. 
 
“Mbetemi në qëndrimin që zgjedhjet duhet të mbahet me 24 prill pasi për këtë është vendosur tashmë. Presim që KSHZ-ja të krijojë kushte por mbajtjen e zgjedhjeve”, thanë nga VMRO-DPMNE. 
 
Për orientimin e Bashkimin demokratik për integrim është shumë me rëndisi vlersimi I ndërkombëtarëve megjithaë nuk bëjnë të ditur nëse ata kanë bërë ose jo një kërkes të till. 
 
“Ketu nuk ka dilema BDI ka treguar në kontinujtet që orientimi jonë është perendimi dhe se SHBA dhe BEja  janë tejt të rëndësshme për orientimin tonë”, tha Izet Mexhiti, nënkryetar I BDI-së.
 
Edhe social-demokratët thonë se nuk kanë kërkuar që të shtyhet  publikimi i raportit dhe mbesin në qëndrimin se në Maqedoni nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve. 
 
“Këto ditë presim vendim lidhur me  zgjedhjet e parakohshme parlamentare , më saktë zhvendosjen e datës së mbajtjes së zgjedhjeve që u soll në mënyrë të njëanshme nga dy partit në qeverin e tanishme. Presim që këtë herë të mos të caktohet datë fikse për zgjedhjet e parakoheshme përderi sa nuk implementihet në tërësi obligimet që dalin nga marrëveshja e Përzhinës”, tha Stevo Pendarovski, nga LSDM.
 
Mbetet të shohim nesër se cili do të jetë vlerësimi i faktorit ndërkombëtarë se a janë krijuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill.
 
SANIJE DURAKU