Maqedoni

Këshilli penal refuzon ankesat e PS-së në rastin “Titanik”

20.02.2016 17:46

Këshilli penal sërish me vendim të njejt, ankesat e Prokuroris speciale u refuzuan dhe mbetën të lirë ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska...

Këshilli penal sërish me vendim të njejt, ankesat e Prokuroris speciale u refuzuan dhe mbetën të lirë ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska, sekretari qeveritar Kiril Bozhinovski, anëtari i Komisionit komunal zgjedhor të Çairit Ismet Gurri dhe dy persona të tjerë nga përbërja e KSHZ-së. 
 
“Këshilli Penal i përbërë nga tre gjykatës, për çdo lëndë të ndarë pas ankimimit të Prokurorisë në të cilin si anëtar të këshillit kanë marrë pjesë të gjithë gjykatësit e Sektorit për krim të organizuar dhe korrupcion, ka sjellur vendim me të cilin ankimimet e Prokurorisë për ndjekje penale të veprave që janë të lidhura dhe dalin nga përgjimet joligjore të komunikimeve, për personat G.J, K.B., K.T. dhe N.V., refuzohen si të pabaza ndërsa vërtetohet vendimi I gjykatësit në procedurën paraprake”, thuhet në komunikatë.
 
Ekipi I Katica Janevës, kërkoi nga gjykta arrest për këto persona sepse ekziston frika ti fshehin, trillojnë ose shkatërruar provat e veprës penale apo të ndikojnë në dëshmitarët dhe ekspertët.
 
Këshilli Penale, dje refuzoi arrestin edhe për ish-ministri e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, dhe dy personave tjerë.
 
Prokuroria special njoftoi se do të vazhdojë me hetimin dhe nuk e përjashtojnë mundësinë  që nëse sigurojn dëshmi të reja sërish të kërkohet arrestimi i personave të njejtë.
 
SANIJE DURAKU