Ekonomi
Fondacioni Dauti shënoi 5 vjetorin, shpërndau 120 bursa për studentë
20.02.2016 17:54
Fondacioni “Dauti” ne shënimin 5 vjetorit te themelimit te saj ka bërë shpërndarjen e bursave për studentë dhe nxënës për vitin akademik 2015/2016...

Numri i përgjithshëm i bursave studentore për këtë vit është 120, ndërsa për nxënësit e shkollave të mesme janë shpërndarë 40 bursa.
Drejtori ekzekutiv i këtij fondacioni Xhemail Dauti është shprehur se është i kënaqur me veprimtarinë e tij dhe se do të vazhdojë edhe më tej duke zhvilluar aktivitete filantropike..
Sipas Dautit ky Fondacion ka paraqitur modelin e ri të funksionimit korporativ.
Sipas ndryshimeve juridike që janë bërë, pjesëmarrës në aktivitete humanitare do të jenë edhe donatorët e ndryshëm të cilët do t’i bashkangjiten këtij fondacioni.
Në këtë manifestim janë ndarë edhe disa mirënjohje për donatortët dhe personalitetet që kanë qenë në përkrahje të fondacionit përgjatë këtyre viteve.
Përveç veprimtarisë humane, fondacioni numëron aktivitete të shumta edukative - arsimore, kulturore dhe sportive.
Në 5 vite veprimtari, ky fondacion deri më tani ka shpërndarë mbi 700 bursa për kategori të ndryshme të studentëve.
BESIM ABDULLAI
