Basketboll
NBA, bie Golden State, fitojnë Miami dhe Houston
20.02.2016 15:34
Portland Trail Blazers thyen mitin e Golden State, duke e mposhtur 137-105 skuadrën në Oakland falë një Damian Lillard jashtëtokësor...

25-vjecari shënoi 51 pikë në përballjen e zhvilluar në “Moda Center”, për të lënë në hije edhe Stephen Curryn, i cili gjithsesi ishte më i miri për Warriors me 31 pikë.
Një sfidë për t’u harruar për kryesuesit e Konferencës së Perëndimit, që thuasje nuk bënë asgjë në fazën mbrojtëse, cka kuptohet edhe nga diferenca e thellë prej 32 pikësh në fundit e ndeshjes.
Zgjohet pas dy humbjeve radhazi Miami Heat, që mposhti 111-115 Atlanta Hawks brenda në Philips Arena. Diferenca u bë në periodën e fundit ku skuadra nga Florida shënoi 6 pikë më shumë se kundërshtarët, duke e mbyllur takimin me 4 pikë avantazh. Gjithsesi të dyja skuadrat renditen në një zonë të sigurtë që i con në fazën Play – off.
Houston Rockets ndërpreu serinë e humbjeve duke triumfuar 100-116 në parketin e Phoenix Suns. Edhe në këtë takim basketbollisti më i mirë rezyltoi ylli i Rockets James Harden që realizoi 27 pikë, 7 asist dhe 10 ribaund.