Sportet E Tjera

Jemi serish kampion te Maqedonise, tani per U23

20.02.2016 18:41

Klubi yne nuk ka te ndalur dhe brenda shtate ditesh, nga Radovishi, per here te dyte kthehet si kampion i Maqedonise...

Pasi javen e kaluar u shpall kampion zgjedhor ne konkurimin e senioreve, KM Liria dominoi edhe sot, ne Kampionatin Zgjedhor per U23, ku ne fund, ne konkurence ekipore fitoj me se shumti pike, gjithsej 32 dhe u shpall me plote merite kampion, para Ballkanecit, me dy pike me teper.
 
Individualisht, ne fund na takuan tri nga gjithsej tete kategori, me ç'rast kampion u shpallen: Elmedin Sejfullahu (57 kg), Raif Kamberi (61 kg) dhe Abdulfeta Osmani (65 kg).
 
Ne vendin e dyte u ndal Adem Adem ne kategorine deri me 96 kg, ndersa ne poziten e trete kishim disa mundes si: Samir Rexhepi (57 kg), Irfan Rexhallari dhe Amir Rexhepi (61 kg), Isuf Sahiti (86 kg) si dhe Burhan Ismaili (125 kg). Fitorja e klubit tone, do te ishte edhe me e madhe, poqese Riad Rexhepi nuk do te diskualifikohej nga ana e organizatorit, per arsye te cilat i dijne vetem ata, edhe pse me plote merite kishte siguruar plasmanin ne finale.
 
Pas kesaj, tani perqendrohemi ne nje kampionat dhe titull tjeter. Te shtunen e ardhshme, ne Shkup do te organizohet Kampionati Zgjedhor per junior, ku pa dyshim se jemi favorit absolut dhe presim fitore tjeter te madhe, fitore qe tani me jane shendruar ne rutine per klubin tone.