Sportet E Tjera
Zhuta vazhdon me fitore
20.02.2016 18:53
Dueli Zhuta McCoy është zhvilluar në kategorinë super të mesme 74kg...

Kjo ishte edhe një luftë shumë e rëndësishme për boksierin nga Veleshta e Strugës i cili po tregon se është afër të arrij synimin e tij, shumë shpejt ti afrohet luftës për titull bote.
Ndeshja është zhvilluar në Rhode Island, ndërsa një numër i madh i shikuesve kishin ardhur për të përcjellë luftën e “Golden Albanian Boy”, i cili ka mahnitur të gjithë njohësit e boksit në SHBA.
Tani Fatlumi ka një rekord tjetër, gjashtë fitore dhe të gjitha me nokaut, ndërsa ka vetëm një barazim por në Boxrec ka të regjistruara tri fitore dhe një barazim (3KO), pasi që Alaska nuk ka federatë profesionistësh.
Zhuta do të vazhdojë tani për pak javë të pushojë dhe shumë shpejt do ti kthehet palestrës dhe stërvitjeve, pasi në muajin maj e pret lufta e radhës, ndërsa në këtë paraqitje ka shanse që të ketë luftë për ndonjë titull, por që deri tani nuk ka asgjë konkrete, përveq se është caktuar 12 maji si datë e meçit të radhës.
