Maqedoni

MASH dhe investimet në shkollat shqipe, Çollopeku së shpejti me shkollë të re

21.02.2016 13:18

Mbi 100 nxënës të shkollës fillore 7 Marsi te fshatit ,Çollopek duhet të presin shtatorin që të fillojnë mësimin në kushte të mira, pasi kushtet aktuale për mësim janë të vështira...

Çdo ditë nxënsit po ballafaqohen me problem por më të vështira janë ditët kur koha është me shi, dhe I njejti depërton nëpër klasat e mësimit.
 
Pë këtë arsye MASH ka ndarë mjete për këtë shkollë dhe brenda këtyre ditëve duhet te del  ankandi që ky problem të zgjidhet një herë e përgjithmonë,  theksoi kryetari I komunës së Bervenicës Enver Pajaziti.
 
“Edhe ajo dalngadalë e merr epilogun e fundit dhe unë shpresoj që u krynë punët e karabinasë të cilat I financoi komuna , tani ka marrë obligim ministria e arsimit  harxhimet e tjera dhe pritet këtë ditë të shpallet në ankand për punimet për fazën e komplentimit të objektit,  dhe jemi në pritje shumë shpejt që brenda dy tre ditëve të dalë ky ankand publik dhe ky problem për shkollën një herë e përgjithmonë të mbyllet”, tha Enver Pajaziti kryetar i komunës së Bërvenicës.
 
Ndarjen e mjeteve për shkollën 7 Marsi, e konfirmoi edhe drejtori I shkollës  me çrast  theksoi se MASH  ka ndarë rredh 300 mijë  euro, dhe objekti shkollor të jetë gati në shtator.
 
“Po shkollën periferike që kemi në fsh,Çhollopek i Ri,  mësojnë nga klasa e parë deri në të pestën. Nxënësit  mësojnë  në kushte të vështira,  vetë I keni pare. Shkolla e re është karabina dhe së shpejti do të filloj puna me ndërtimin e shkollës dhe besoj së shpejti do të rregullohet pasi janë fituar 300.000 euro nga ministria e Arsimit”, tha drejtori i shkollës fillore “7 Marsi” fsh.Çhollopek.
 
Me qëllim të përmirësimit të kushteve mësimore, MASH gjithashtu ka paralajmëruar se gjatë muajit shtator do të ketë investime edhe në objekte të tjera shkollore në komunat rurale, me qëllim të përmirësimit të kushteve , dhe me këtë të kontribuohet në ngritjen e cilësisë së arsimit në gjuhën shqipe në vend.
 
VISAR SADIKI