Botë

Përplasjet mes qyterëve dhe policisë, protesta KR

21.02.2016 15:34

Ndërtimi i një këndi lojërash pranë parkut të liqenit artificial në Tiranë është kthyer në mollë sherri mes policisë dhe shoqërisë civile...

Një grup protestuesish kanë kundërshtuar projektin, duke akuzuar bashkinë e Tiranës se ai është një aferë korruptive prej të cilit pritet të përfitojë kryetari Erjon Veliaj. Protestuesit kanë prishur rrethimin prej druri, që ka sjellë edhe përplasjet fizike me policinë.
 
Përleshjet me policinë kanë vazhduar për rreth 30 minuta, kur 7 qytetarë janë shoqëruar forcërisht në polici. Situata ka dalë jashtë kontrollit, kur një grua gjatë konflikteve fizike ka qëlluar një nga policët, duke i hequr kapelen. Ky i fundit iu ka kthyer me të njëtën formë, duke e goditur në fytyrë.
 
Por ky veprim, i ka kushtuar policit vendin e punës. Ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka urdhërruar pezullimin e tij si dhe nisjen e procedurave për lirimin nga detyra. Protesta ka vijuar edhe para godinës së bashkisë, ku ambjentalisti Sazan Guri paralajmëroi se këndi i lojrave nuk do të lejohet të ndërtohet.
 
Më pas të rinjtë kanë shkuar në komsiariatnin e policisë ku kanë kërkuar lirimin e 7 personave të arrestuar.