Maqedoni
VMRO kërkon seancë të përbashkët me KSHZ-në
21.02.2016 16:12
VMRO-DPMNE-ja kërkon senacë publike të KSHZ-së me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga katër partitë politike dhe përfaqësues ndërkombëtar...

VMRO-DPMNE-ja kërkon senacë publike të KSHZ-së me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga katër partitë politike dhe përfaqësues ndërkombëtar për diskutuar gadishmërinë për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill.
Anëtar i Komiteti ekzekutiv të VMRO DPMNE-së, Ilija Dimovski, i bëri thirrje Komisionit shtetëror zgjedhor që deri në fund të ditës të mbajë seancë publike ose takim pune në të cilin do të mund të marrin pjesë nga të paktën dy anëtarë të katër partive më të mëdha politike, nënshkrues të marrëveshjes politike të dy qershorit të vitit të kaluar.
"Në këtë takim, i cili do të ishte mirë të zhvillohet drejtpërdrejt, para kamerave dhe para opinionit, bëjmë thirrje që në debat të përfshihen edhe përfaqësuesit e interesuar ndërkombëtarë, të cilët e ndjekin procesin zgjedhor në Republikën e Maqedonisë. Do të diskutohej rreth të gjitha kompencave, obligimeve ligjore dhe mundësive të cilat i ka KSHZ-ja, nevojat dhe mundësitë e tyre që gjithçka të vendoset në vendin e vet që të mos ketë dilema rreth zgjedhjeve, të cilat duhet të mbahen më 24 prill të vitit 2016", tha Ilija Dimovski, anëtar i Komiteti ekzekutiv të VMRO DPMNE-së.
Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë ata si parti dhe qytetarë do të binden në sinqeritetin e procesit për dalje përfundimtare nga kriza në të cilën, sipas Dimovskit, në mënyrë artificiale u fut Republika e Maqedonisë.
SHPËTIM NUREDINI
