Maqedoni

Spasovski: Zgjedhjet të jenë të lira

21.02.2016 16:39

Oliver Spasovski nga LSDM, thotë se më e rëndësishme është që të krijohen kushte për zgjedhje korrekte dhe demokratike, ku qytetarët do të vendosin për votën e tyre pa presione...

Sipas tij nuk ka devijim nga kërkesa për zgjedhje korrekte.
 
“Në një atmosferë ku do të eliminohen të gjitha pseionet e deritanishme dhe qytetarët të mund të marrin vendime të pavarura sipas bindjeve të tyre, prandaj konsideroj se VMRO DPMNE nuk ka më legjitimitet që të fshihet pas popullit. VMRO DPMNE duhet të ballafaqohet me realitetin. Duhet ta kuptojë se Maqedonia do ta zgjidh krizën politike vetëm nëse kemi proces zgjedhor korrekt dhe demokratik dhe nga kjo nuk ka devijim. Nuk ka devijim për shkak të qytetarëve të RM-së dhe të ardhmes së saj”, tha Oliver Spasovski, Sekretar i përgjithshëm i LSDM-së.
 
SHPËTIM NUREDINI