Basketboll

NBA, shkëlqejnë Miami Heat dhe Golden State

21.02.2016 18:44

Miami Heat fluturon me Hassan Whiteside. Skuadra nga Florida hodhi një tjetër hap të sigurtë drejt kualifikimit në fazën play-off...

Miami Heat fluturon me Hassan Whiteside. Skuadra nga Florida hodhi një tjetër hap të sigurtë drejt kualifikimit në fazën play-off pasi mundi në shtëpi një rival direkt si Washington Wizards me rezultatin 114-94.
 
25 pikë realizoi Whiteside në këtë duel por për të kompletuar mbrëmjen e tij magjike 26-vjecari nga Karolina e Veriut kontrolloi edhe 23 topa poshtë tabelës.
 
Pikëshënuesi më i mirë i sfidës ndërkohë rezultoi britaniku Loul Deng me 27 pikë të realizuara. Kjo ishte fitorja e 31-të sezonale për Miami me Heat-sat që regjistrojnë gjithashtu edhe 24 humbje dhe aktualisht pozicionohen në vendin e 4-t të konferencës së Lindjes.
 
Nëse vazhdon me këtë ritëm Golden State do ta mbyllë sezonin e rregullt me 73 fitore dhe 9 humbje. Disfata ndaj Portland ishte e tepërt për kampionët në fuqi të cilët në Kaliforni koleksionuan suksesin e 49-t sezonal në 54 takime gjithsej.
 
Gjithcka për meritë të dyshes Klay Thompson-Stephen Curry. Në Staples Center Warriors triumfuan me shifrat 112-115 ndaj Los Angeles Clippers që pavarsisht yjeve që ka në përbërje vazhdon të shfaqet një skuadër me shumë ulje-ngritje.