Hendboll
Rrahje mes tifozëve shqiptarë dhe malazezë në magjistralen Gostivar-Kërçovë
21.02.2016 18:49
Sot ka ndodhur një përleshje e rëndë fizike ndërmjet dy tifozerishë të ndryshme etnike, në rrugëm Gostivar – Kërçovë, njofton Telegrafi...

Një autobus me tifozë malazez të ashtu quajtur ”Varvari” (Barbarët) të cilët janë nisur për të mbështetur ekipin hendbollit ‘Buduçnost’ në ndeshjen kundër ekipit të hendbollit për femra ‘Vardar’, kanë sulmuar dhe kanë thyer xhamat e autobusëve të tifozëve të ekipit të ‘Shkëndijës’, ”Ballistët”.
Burime brenda tifozëve ‘Ballistët’ për ‘Telegrafi’ bëjnë të ditur se tifozët malazez kanë provokuar ‘Ballistët’, duke ngritur tre gishta dhe më pas edhe i kanë sulmuar. Në ato çaste kanë arrittur edhe dy autobusët tjerë të tifozëve tetovarë, të cilët u kanë dalë në mbrojtje grupit të parë, me çka ka ardhur deri te përleshja fizike. /Telegrafi/
