Maqedoni

SHBA dhe BE: Nuk jeni gati për zgjedhje në 24 prill

21.02.2016 20:52

Ambasadori I SHBAve, Xhes Bejli deklaroi se vendi nuk I ka përmbushur kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike për në 24 prill...

Ambasadori I SHBAve, Xhes Bejli deklaroi se vendi nuk I ka përmbushur kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike për në 24 prill “Inkurajojmë partitë politike që të vazhdojnë bisedimet rreth parapërgaditjeve për zgjedhjet në një datë sa më të hershme. Sipas asaj që kemi kuptuar, bëhet fjalë për 5 qershorin. KSHZ ende nuk është përditësuar me informacionet për listat e votuesve dhe sipas mendimit të ekspertëve të përfshirë në procesin e sigurimet e kushteve për zgjedhje të parakohshme, vlerësojmë se në këtë fazë nuk janë përmbushur kushtet e duhura për zgjedhje më 24 prill” tha ambasadori Bejli duke shtuar se BE dhe SHBA do të vazhdojnë ta ndjekin procesin nga afër. 

Ambasadori amerikan tashmë raportin e përfaqësuesve ndërkombëtarë ia ka dorëzuar edhe kryeministrit Emil Dimitriev.