RDK: SHBA dhe BE konfirmuan se pa zgjidhje nuk ka zgjedhje
RDK vlerëson se shtyrja e zgjedhjeve nga ana e faktorit ndërkombëtar dhe dështimi i bisedimeve për ndryshimet në media, konfirmojnë se zgjidhja e problemeve në vend, janë më të rëndësishme se mbajtja e zgjedhjeve...

Rilindja Demokratike Kombëtare përshëndet deklaratën e dy ambasadorëve për shtyrje të zgjedhjeve dhe vulos vendosshmërinë për fuqizimin e institucioneve dhe sundimin e ligjit në vend sepse këto janë mungesa evidente për mbajtje të zgjedhjeve fer të lira dhe demokratike.
Zgjidhja e problemeve para zgjedhjeve është hapi më i sigurt për funksionimin e shtetit duke i dhënë fund manipulimeve dhe keqpërdorimeve nga ana e pushtetit aktual.
RDK rithekson qëndrimin e saj se pa zgjidhje nuk ka zgjedhje dhe kjo u pa dhe nga dështimi i bisedimeve për ndryshimin e ligjit për media pasi që palët që janë në negociata nuk arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për media të lira dhe të pamvaruara.
RDK u bën thirrje aktorëve politik në vënd të mos humbin kohë dhe të mos shkelin të gjitha afatet kohore pasi që kriza politike në vënd thellohet dhe e gjitha në dëm të popullit, thuhet në kumtesën e RDK-së.
