Maqedoni

Ahmeti: Nuk guxojmë të lejojmë që ‘Përzhina” të dështojë

21.02.2016 21:34

BDI është në linjë të njëjtë me komunitetin ndërkombëtar thotë Lideri I BDI-së Ali Ahmeti duke shtuar se partitë nuk guxojnë të lejojnë që të dështojë Marrëveshja e Përzhinës, e arritur me ndërmjetësimin e ndëkrombëtarëve...

“Tani ne jemi vënë në situatë të palakmueshme ku nuk ka pëlqim prejt të gjitha palëve të brendshme për të respektuar Kodin zgjedhor, të cilin e kemi votuar në Kuvend me 108 vota, me çka të caktuam datën 24 prill. Ka vend për të diskutuar dhe negociuar në lidhje me çështjet e paplotësuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve . BDI është në të njëjtën linjë dhe në komunikim me komunitetin ndërkombëtar. Ne konsiderojmë se takimet duhet të vazhdojnë dhe të arrihet një kompromis dhe marrëveshje midis të gjitha palëve që të mos lejojmë që marrëveshja të dështojë. Dështimi i kësaj Marrëveshjeje do të thotë thellim i krizës politike në Maqedoni. Maqedonia nuk ka nevojë për një krizë politike, por tejkalimin e krizës së tanishme, prandaj bëjmë thirrje që të gjitha partitë të gjejmë një zgjidhje të përbashkët”,tha Ahmeti pas takimit të sotëm të liderëve.