Maqedoni
VMRO-DPMNE: Van Haute turist I thjeshtë, nuk bashkëpunojmë me të
21.02.2016 21:37
VMRO-DPMNE ndërpret të gjitha bashkëpunimet me ndërmjetësuesin Piter Van Haute.

“Vendimi bazohet në ofendimet e tij ndaj VMRO-DPMNE-së dhe përfaqësuesve të partisë të cilët morën pjesë në negociatat, si dhe nënçmimet të vazhdueshme ndaj popullit dhe Republikës së Maqedonisë. VMRO-DPMNE gjatë kohë e ka toleruar sjelljen e tij jo të përshtatshme, pjesërisht edhe për shkak faktit se pas çdo ofendim të nxjerrë ose nënçmim, Van Haute kërkonte falje si macë. Për fat të keq, menjëherë pas kërkesës t’i falet, kanë vijuar ofendime të reja ndaj VMRO-DPMNE-së dhe qytetarëve. Për shkak këtyre arsyeve, VMRO-DPMNE më tepër nuk do të merr pjesë në takime në të cilat do të merr pjesë Piter Van Haute. Sa i përket VMRO-DPMNE-së, Piter Van Haute prej sot është turist në këtë shtet dhe mundemi t’i rekomandojmë ta vizitoj Muzeun e luftës revolucionare maqedonase”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.
