Në "Alo doktor" për një javë 1.499 thirrje
Në linjën telefonike 02/15 123 për këshilla mjekësore "Alo doktor" javën e kaluar (prej më 15 deri më 21 shkurt) ka pasur 1.499 thirrje, kumtoi Shtëpia e Shëndetit Shkup...

Prej më 15 shtator 2014 kur filloi të punojë linja, deri më tani, ka pasur 78.271 thirrje.
Linja është në dispozicion çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së simptomave për çrregullime në shëndet.
Njëzetë e pesë mjekë gjithsej kanë qasje për këshillë mjekësore. Thirrjet janë prej qytetarëve të të gjitha qyteteve të Maqedonisë.
Telefonatat janë për një spektër të gjerë të simptomatologjisë më të ndryshme, zakonisht për dhimje koke, ftohje sezonale, tension të rritur të gjakut, dhimbje simptomatike, temperaturë të rritur trupore dhe kollë nga moti i ndryshueshëm.
Të gjithë atyre personave të cilët kanë kërkuar këshillë mjekësore në linjën telefonike "Alo doktor" u është ofruar ndihmë shëndetësore me këshilla dhe terapi përkatëse. (mia.mk)
