Shënim i Festës kineze të fenerëve

22.02.2016 09:29

Instituti "Konfucij" pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" sonte në restorantin "Pelister" në Shkup organizon shënim të Festës tradicionale të fenerëve, e cila festohet në ditën e 15-të nga fillimi i Vitit të Ri sipas kalendarit lunar kinez...

"Festa e fenerëve tradicionalisht kremtohet në Kinë dhe me të shënohet fillimi i pranverës dhe përfundimin e kremtimit dyjavor të Vitit të Ri kinez, gjithashtu e njohur si Festë e pranverës. Në këtë ditë, kur Hëna është e plotë për herë të parë në Vit të Ri, në orët e mbrëmjes mijërave fenerë nga letra lëshohen të fluturojnë drejt qiellit, ndizen fishekzjarre dhe hahen ëmbëlsira topa orizi të cilët quhen tang juen ose juen shijao, nëpër parqe organizohen vallëzime me fenerë dhe vallëzime dhe lojëra të tjera. Kjo festë tradicionale familjare kremtohet në kontinuitet tashmë 2000 vite", informon Instituti "Konfucij".

Me rastin e festës, restoranti "Pelister" në bashkëpunim me restorantin kinez "Oqeani i yjeve" në Shkup, sonte do të ofrojë menu me specialitete kineze për mysafirët. (mia.mk)