Komunikacioni pa ndalesa nëpër rrugë të lagështa

22.02.2016 09:43

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore zhvillohet pa ndalesa, vende-vende nëpër rrugë të lagështa...

LAMM rekomandon kujdes të jashtëzakonshëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar në lëvizje, respektim i sinjalizimit të vendosur rrugor dhe planifikim të udhëtimeve sipas kushteve të motit. Kujdes i veçantë, është i nevojshëm në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar - Mavrovë, Strazhë, Demir Kapi - Udovë, Vinicë - Berovë dhe Resnjë-Bukovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. (mia.mk)