“Uinston”, cikloni në Fixhi merr jetë njerëzish
Së paku 20 persona humbën jetën në ciklonin shkatërrues, i cili e pushtoi Fixhin...

Së paku 20 persona humbën jetën në ciklonin shkatërrues, i cili e pushtoi Fixhin, ndërsa autoritetet paralajmëruan se numri i viktimave ka mundur të jetë më i madh, duke pasur parasysh atë se informatat nga rajonet e largëta të këtij shteti ishullor ende arrijnë deri te ato.
“Fotografitë dhe xhirimet nga ajri nga rajonet e goditura janë me të vërtetë tronditëse dhe nuk lënë vend për dyshim në atë se sa ishte shkatërrues cikloni", deklaroi koordinuesi i Kombeve të Bashkuara, Osnat Lubrani, dhe shtoi se është e qartë se Finxhit i duhet kohë e gjatë të rikuperohet.
“Uinston”, cikloni më i fuqishëm ndonjëherë, është vërejtur në hemisferën jugore, i cili shkatërroi një numër të madh të shtëpive, rëndë e dëmtoi infrastrukturën dhe e detyroi popullatën të kërkojë siguri në strehimore.
Të dhënat zyrtare për numrin e të vdekurve për kohë të shkurtër u rritën prej gjashtë në 20, sepse filluan të arrijnë të dhëna të reja nga rajonet e largëta.
