Në 23 aksidente gjatë fundjavës në Shkup 14 persona të lënduar

22.02.2016 09:51

Gjatë tre ditëve të kaluara në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së trafikut është kryer ekspertizë në gjithsej 23 aksidente rrugore....

Më 19 shkurt, e premte, policia e trafikut kreu ekspertizë në gjithsej shtatë aksidente trafiku. Prej tyre, tre janë me pasojë dëme materiale dhe tre me pasojë trupore në të cilët lëndime më të lehta kanë marrë dy këmbësorë dhe një çiklist.

Ka ndodhur edhe një aksident me pasojë lëndim i rëndë trupor në të cilin lëndime të rënda trupore ka marrë një bashkudhëtar, ndërsa lëndime trupore një shofer i një automjeti të udhëtarëve.

Më 20 shkurt, e shtunë, policia e trafikut kreu ekspertizë në gjithsej 10 aksidente trafiku. Prej tyre, dy janë me pasojë dëme materiale dhe katër janë me pasojë lëndime trupore në të cilët lëndime më të lehta kanë marrë një shofer i automjetit të udhëtarëve, dy këmbësorë dhe një udhëtar në autobus.

Ka ndodhur edhe një aksident me pasojë lëndime të rënda trupore në të cilin lëndime të rënda trupore ka marrë një shofer i automjetit të udhëtarëve dhe një shofer i automjetit të udhëtarëve ka marrë lëndime trupore.

Dje, policia e trafiku kreu ekspertizë në gjithsej gjashtë aksidente trafiku. Prej tyre, tre janë me pasojë dëme materiale dhe tre janë me pasojë lëndime trupore në të cilët lëndime më të lehta ka marrë një shofer i automjetit të udhëtarëve dhe dy bashkudhëtarë.

Gjatë tre ditëve të kaluara nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar 117 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar shpejtësinë e lejuar të lëvizjes. Tridhjetë e nëntë shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe të njejtit janë shkyçur nga komunikacioni, 13 shoferë nuk i kanë respektuar shenjat ndriçuese të qarkullimit në udhëkryqe, shtatë shoferë nuk kanë dhënë përparësi kalimi automjeteve në zonë të udhëkryqit dhe katër shoferë nuk e kanë respektuar rregullën e përparësisë së kalimit për këmbësorët në vendkalim të shënuar këmbësorik. Janë sanksionuar edhe gjashtë këmbësorë të cilët kanë kryer kundërvajtje sipas bazave të ndryshme.

Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" gjatë këtyre tre ditëve nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 115 automjete që kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Për sot nuk ka të paralajmëruara ngjarje të jashtëzakonshme me ç'rast pritet që komunikacioni të zhvillohet rrjedhimisht dhe sipas rregullativës ekzistuese qarkulluese. (mia.mk)