Përleshje në Libi, në Bengazi humbin jetën dhjetëra njerëz
22.02.2016 12:00
Mbi 20 persona janë vrarë në dy ditët e fundit gjatë përleshjeve në pjesën lindore të Libisë midis forcave të qeverisë së njohur ndërkombëtare dhe islamistëve...

Në Bengazi jetën e kanë humbur 13 persona, prej të cilëve pesë pjesëtarë të forcave të qeverisë së njohur ndërkombëtare dhe tetë ekstremistë. Në të njëjtin qytet dje janë vrarë 14 luftëtarë të pushtetit zyrtar në Libi.
Për një vjet e gjysmë Bengazi është arenë e përleshjeve të përgjakshme midis forcave qeveritare dhe më shumë grupeve ekstremiste, në mesin e së cilëve janë “Shteti Islamik” dhe "Ansar ash Sharia", i cili është i afërt me Al-Kaedën.
