Greqia me hapa diplomatike do ta bindë Maqedoninë që të pranojë migrantë afganë
22.02.2016 12:32
Me mbylljen e kufirit, Shkupi e shkel marrëveshjen e arritur në Bruksel të premten, deklaroi ministri grek i Migrimeve Janis Muzalas....

Ai informoi se Greqia ka filluar të ndërmarrë hapa diplomatikë me qëllim që ta bindë Maqedoninë që të pranojë migrantë afganë, sepse tashmë mijëra janë të bllokuar në kufirin Greqi-Maqedoni dhe në Pire.
Një burim nga Qeveria greke për mediat e huaja ka deklaruar se "sot nuk pret zgjidhje diplomatike". Ai ka shtuar se Greqia do t'i akomodojë afganët, në të njejtën kohë duke tentuar që të parandalojë stërngarkim të të gjithë kapaciteteve akomoduese. (mia.mk)
