Beograd, policia parandalon 150 emigrantë

22.02.2016 12:37

Policia serbe mbrëmë parandaloi rreth 150 emigrantë gjatë tentimit të tyre për të hyrë në Kroaci, lajmëroi televizioni shtetëror serb RTS....

Sipas televizionit, emigrantët, të cilët ishin të vendosur në qendrën e pranimit të refugjatëve në Shid, në këmbë iu drejtuan kufirit serbo-kroat, me qëllim që të kalojnë në territorin e Kroacisë.

Sipas agjencive të lajmeve, bëhet fjalë për persona të cilët gjoja tashmë ishin kthyer nga ana e autoriteteve kroate, me arsyetimin se nuk vijnë nga rajone të krizës, edhe pse ata pohonin se janë nga Siria, Iraku apo Afganistani.

Gjatë ditës së djeshme, nga Shidi me tren drejt Kroacisë u nisën mbi 600 refugjatë, ndërsa në qendër mbetën edhe rreth 500 të tjerë.