ShBA, triumfojnë Klinton dhe Trump
Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, fitoi në garën partiake presidenciale të demokratëve në shtetin Nevada, ndërsa biznesmeni i pasur, Donald Trump, ngadhënjeu në votimet republikane në shtetin Karolina Jugore...

Pasi janë numëruar 93 për qind të fletëvotimeve, Clinton kishte 52.5 për qind të votave. Kjo është fitorja e dytë e Clintonit.
Ajo së pari ngadhënjeu në Ajova. Në garën e republikanëve në Karolinën Jugore, Donald Trump fitoi me 32 për qind të votave.
Ish-guvernatori i Floridës, Jeb Bush, ka shpallur tërheqjen nga gara republikane për president të Shteteve të Bashkuara, pasi në Karolinën Jugore doli i katërti.
Të dy partitë në Shtetet e Bashkuara, Partia Demokratike dhe ajo Republikane, në muajin korrik do t’i mbajnë konventat e tyre kombëtare, ku do të shpallet i nominuari partiak për të garuar për president, në zgjedhjet që mbahen më 8 nëntor të këtij viti.
