“Shok”, niset drejt Oscar-it
22.02.2016 14:39
Ekipi i filmit “Shok” është nisur sot drejt Los Angelosit, atje ku ekipi nga Kosova shpreson se i pret suksesi i padiskutueshëm, për shkak të historive të vërteta e rrënqethëse që prezenton filmi i tyre....

Sot në mëngjes, drejt SHBA-ve është nisur ekipi në krye me drejtorin e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku si dhe aktorët: Lum Veseli, Andi Bajgora, Aurita Agushi, Astrit Kabashi, Besnik Krapi.
Kosova për herë të parë ka arritur deri në nivel, sa i përket fushës së kinematografisë.
Data 28 shkurt mund të jetë shumë me fat për ta, pasi në atë ditë do të marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar si të nominuar në kategorinë e filmit më të mirë të metrazhit të shkurtër.
