Mundje, kampionati zgjedhor U23: Liria vazhdon dominimin, Tefejuzi ngjitjen
Klubi I mundjes Liria vazhdon dominimin, ndërsa Tefejuzi ngjitjen në mundjen e Maqedonisë...

Është kjo fjala e cila mund ta përshkruaj më së miri kampionatin zgjedhor për mundës deri në moshën 23 vjece, që gjatë fundjavës u mbajt në Radovish.
Në të njejtin, Liria edhe njëherë dhe me plotë meritë u shpall kampione në konkurencë ekipore, duke grumbulluar më së shumti pikë dhe njëherësh, duke fituar më së shumti tituj individual.
Në fund të garave, Liria tuboi 32 pikë dy më shumë se rivali më I madh, Ballkaneci, ndërsa Tefejuzi, që po regjistron paraqitje gjithnjë e më të mira, u ndal në pozitën e tretë, me pikë të barabarta me organizatorin teknik, Buchimin. Individualisht, nga gjithsej tetë tituj të mundshëm, pesë I takuan mundësave shqiptar, tre të Lirisë dhe dy të Tefejuzit.
Nga Liria, kampion u shpallën Elmedin Sejfullahu, Raif Kamberi dhe Abdulfeta Osmani, ndërsa nga rradhët e Tefejuzit, në majën më të lartë u ngjitën Behar Mahmuti dhe Ramadan Mustafa.
Liria fitoj edhe një vend të dytë dhe pesë të treta, ndërsa Tefejuzi pati edhe një vend të dytë dhe tre të treta.
Pas kampionateve zgjedhore për senior dhe junior u23, javën tjetër, duhej të mbahet kampionati I juniorëve, por I njejti ka gjasa të anulohet, pasi disa prej mundësave më të mirë të rinj të vendit, gjatë fundjavës do të marrin pjesë në turneun prestigjioz “Petko Sirakov”, I cili do të mbahet në Sofje.
MUSTAFA ADEMI
