Basketboll

LeBron e Love mposhtin Oklahomën, Spurs rivalizon në Perëndim

22.02.2016 16:01

Oklahoma ka pësuar mbrëmë një disfatë në fushën e saj, duke u mundur 115-92 nga Cleveland, në një ndeshje mes dy ekipesh pretendente për titullin kampion në NBA...

Një takim ku për miqtë u dallua Kevin Love me 29 pikë e 11 rebaund, mbështetur edhe nga James me 25 pikë e 11 asist.
 
Në kahun tjetër, Durant realizoi 26 pikë e Westbrook 20 pikë e 11 asist, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.
 
Chicago pretendent në Lindje mposhti 126-115 Lakers në një duel mes dy ekipesh legjendë në NBA, suksesi i 29-të për Bulls ishte një triumf kolektiv i ekipit vendës, ku Moore e Rose realizuan nga 24 pikë e Gasol 21. Lakers rivalizuan, por jo mjaftueshëm, me Bryant e Randle që e mbyllën me nga 22 pikë secili.
 
Jashtë fushe fiton San Antonio, që ndjek ritmin e Golden Dtate në Perëndim, duke mundur 118-111 Phoenix në derbin teksan. Suksesi i 47-të sezonal për Spurs, që mban firmat e Parker e Mills, i pari me 22 pikë dhe i dyti me 21. Fiton edhe një ekip tjetër teksa, Dallasi, që mundi 129-103 ndaj Philadelphia, ndeshje e dominuar nga skuadra vendase, ku u dallua Matthews me 21 pikë.
 
Edhe Boston nuk zhgënjen, duke triumfuar 121-101 në fushën e Denver, në një takim ku diferencën e bëri Thomas, me 22 pikë e 12 asist, mbështetue edhe nga Bradley me 20 pikë.
 
Në sekondat e fundit fiton Indiana, 105-102 ndaj orlandos, në një takim me rivalitet deri në fund. Ellis me 21 pikë e George me 20 ishin lider në fushë për Indianën, që e meritoi suksesin e 30-të sezonal.