Maqedonia nuk do t’i mbyll kufijtë për migrantët, ndjek konkluzat e BE-së
Nëpër Maqedoni do të transitojnë migrantë aq sa vendet evropiane do të pranojnë, përsërit qëndrimin Ministria e Jashtme e vendit...

Nëpër Maqedoni do të transitojnë migrantë aq sa vendet evropiane do të pranojnë, përsërit qëndrimin Ministria e Jashtme e vendit, nga e cila thonë se sa i përket krizës së migrantëve, vendi po i ndjek konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian.
Maqedonia nuk ka për qëllim mbylljen e kufijve, por të pengojë kalimet ilegale, të ketë skrining, si dhe të ketë regjistrim të kërkuesve legjitim për azil në kufirin tonë dhe për të gjithë ata të cilët mund të vazhdojnë në destinacionin e tyre në vendet evropiane.
Problem me afganët është ajo që një pjesë e tyre janë njerëz që nuk ikin nga konfliktet të cilat momentalisht po ndodhin në vend, por kanë qëndruar në Greqi, Austri ose Gjermani një periudhë të caktuar kohore dhe e shfrytëzojnë valën migruese të kërkojnë azil në ndonjë vend të Evropës Perëndimore.
Momentalisht situata me kërkuesit afganë të azilit është e atillë, që Serbia i kthen në Tabanoc dhe nuk lejon hyrjen e tyre, ndërsa Greqia bën presion dhe kërkon që të mundësohet hyrje që të transitojnë nëpër të gjithë vendin tonë. Nga Ministria e Punëve të Jashtme theksojnë se komunikimi me Greqinë është përmirësuar.
Frika më e madhe e Greqisë është se Maqedonia tërësisht mund ta mbyllë kufirin dhe të gjitha qendrat për pranim për shkak se qendrat i kanë pranuar vetëm ata që janë kërkues të azilit të cilët do të vazhdojnë drejt BE-së.
Paralajmërimi nga Austria vjen se këtë vit do ta kufizojë numrin e kërkuesve të azilit në vend rreth 37.500, kjo nuk do të thotë mbyllje të tërësishme ë kufirit pas plotësimit të këtij numri, për shkak se qëndrimi i tyre është se do të lejojnë hyrje të secilit që nëpër Austri do të kalojë si transitor.
REJHANE BUSHI-METAJ
