Maqedoni
Benzinat lirohen për tre denarë, çmimi i dizelit nuk ndryshon
22.02.2016 16:14
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinave zvogëlohet për tre denarë, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i pandryshueshëm...

Sipas Vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i Eurosuper BS - 95 do të jetë 55,00 denarë për një litër, ndërsa çmimi me pakicë i Eurosuper BS 98 do të jetë 57,000 denarë për një litër. Eurodizeli edhe në 14 ditët e ardhshme do të shitet nga 41 denarë për një litër, ndërsa çmimi me pakicë i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri rritet për gjysmë denari dhe do të jetë 30,00 den/litër, ndërsa i mazutit 14,673 denarë për një kilogram.
Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun e punës në periudhën e kaluar 14 ditore ishte 31,548 dollarë, ndërsa kursi i denarit 54,9 denarë.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botërore në krahasim me periudhën e kaluar 14 ditore shënojnë ulje te benzina mesatarisht për rreth 11,55 apo për 44,95 $/ton, te dizeli zvogëlohet mesatarisht për rreth 2,73% apo 7,55 $/ton dhe te mazuti ulje mesatarisht për rreth 4,21 për qind apo për rreth 5,94 $/ton./Mia
