Maqedoni

Kumanovë, protestë kundër zhvendosjes së Qendrës së përdoruesve të narkotikëve në Spitalin e qytetit

22.02.2016 18:07

Zhvendosja e Qendrës ditore për rehabilitimin e përdoruesve të lëndëve narkotike nga Ambulaca e Lagjes “Goce Dellçev”...

Zhvendosja e Qendrës ditore për rehabilitimin e përdoruesve të lëndëve narkotike nga Ambulaca e Lagjes “Goce Dellçev” në hapësirat e Spitalit të Kumanovës, sot ka shkaktuar protestën e disa qytetarëve që jetojnë në afërsi të Spitalit.
 
Ata përmes protestës së tyre kategorikisht hedhën vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, që kjo Qendër të dislokohet  në një rreth ku ka të sëmurë të tjerë, por edhe në afërsi me fëmijë dhe qytetarë të tjerë, duke theksuar se më mirë do të ishte të zhvendoset diku në periferi të Kumanovës. 
 
Ndryshe, Qendra për rehabilitimin e përdoruesve të lëndëve narkotike në Spital zhvendoset pas protestave të shumta të banorëve në Lagjes “Goce Dellçev”, të cilët gjithashtu nuk e dëshironin këtë Qendër në lagjen e tyre. 
 
NEXHAT AQIFI