Botë
Dubai, Moody’s: Bankat e Gjirit Persik nën presionin e rënies së çmimit të naftës
22.02.2016 21:57
Bankat e gjashtë vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik (CCG) duhet të pranojnë problemet e likuiditetit për shkak të rënies së çmimit të naftës, njoftoi sot agjencia e vlerësimit “Moody’s”...

Ulja e të ardhurave nga burimet e naftës do të ketë si pasojë, sipas agjencisë, një ulje të pagesave të shërbimeve qeveritare, gjithashtu në kufizimin e mbështetjes së autoritetit publik në sistemin bankar.
Kjo mbështetje luan një rol vendimtar në forcimin e kapaciteteve të bankave të gjashtë vendevev të CCG-së (Arabia Saudite, Bahreïn, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Omani dhe Katari), theksoi “Moody’s”.
“Distanca sa vjen e thellohet midis çmimit të ulët të naftës dhe rritjes së shpenzimeve publike me ndikim negativ për bankat”, shkruan agjencia./Oranews
