Vazhdim i mbledhjes së 92-të

23.02.2016 09:16

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë vazhdimin e parë të mbledhjes së 92-të, në rend dite të së cilës janë disa vendime ligjore në procedurë të shkurtuar, mes të cilave edhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lizing...

Në kuadër të mbledhjes, deputetët duhet të diskutojnë edhe për propzim ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për automjete, Ligjit për lëndë të para minerale, Ligjit për ndërmarrjet publike dhe Ligjit për veprimtari hotelierike, të gjithë në procedurë të shkurtuar.

Në rend dite janë edhe propozim ligjet për ndryshim të Ligjit për prodhim dhe qarkullim të armatimit dhe pajisjes ushtarake, Ligjit për menaxhim me kriza, dhe Ligjit për themelimin e Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural me procedurë të shkurtuar.

Në mbledhje janë edhe 34 propozim ligje në procedurë të shkurtuar, si dhe gjashtë vendime ligjore në lexim të parë, një informatë dhe tre kërkesa për interpretim autentik të ligjeve. (mia.mk)