Në Shkup dje 12 aksidente, karrotreci ka larguar 82 automjete

23.02.2016 10:19

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë rrugore është kryer ekspertizë e gjithsej 12 fatkeqësive të komunikacionit...

Shtatë prej fatkeqësive të komunikacionit janë me pasojë dëm material ndërsa pesë janë me pasojë me lëndim trupor. Lëndime më të lehta kanë marrë dy drejtues të automjetit motorik, një këmbësor, një çiklist dhe një udhëtar në autobus.

Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë rrugore janë zbuluar dhe janë sanksionuar 50 drejtues të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes me automjetin. Njëzetë e pesë shoferë e kanë drejtuar automjetin pas skadimit të afatit të patentë shoferit, pesë drejtues nuk i kanë respektuar shenjat e komunikacionit në udhëkryq dhe tre drejtues e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe të njëjtit janë përjashtuar nga komunikacioni. Janë sanksionuar edhe 10 këmbësorë të cilët kanë kaluar në vendkalim për këmbësorë, kanë kaluar në semafor të kuq.

Me ndihmën e automjetit special "karrotreci" dje nga policia rrugore janë hequr 82 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Sektori për parandalim në kuadër të Njësitit për siguri në komunikacionin rrugor në kuadër të SPB Shkup sot do të mbajë ligjërata në SHF "Petar Zdravkovski Penko" e cila ndodhet në rajonin e komunës së Butelit, me nxënësit e klasës së dytë.

Në orën 10 ish-punonjësit e OHIS-it do të mbajnë protestë të qetë në rr. "Ilinden" para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. (mia.mk)