Vazhdon procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve në Lagjen e Trimave
Gjykatat Shkupi 1 dhe 2 mëngjesin e sotëm janë në rrethim të forcave speciale policore...

Forca policore vërehen edhe nëpër rrugët e qytetit, sidomos në hyrje të lagjes së Shuto Orizares afër burgut, ndërsa një helikopter i policisë së Maqedonisë po kontrollon situatën nga lartë.
Gjykimi i Grupit të Kumanovës ku bankën e të akuzuarve do të ulen 29 të akuzuar për “terrorizëm” dhe pjesëmarrje në 28 orë luftë në Lagjen e trimave në Kumanovë, fillon sot në ora 11:00.
Nga Gjykata thonë se në procesin do të sillen të gjithë të akuzuarit të vendosur në disa burgje të vendit.
Avokatët e të akuzuarve kanë ngritur ankesa duke konsideruar se aktakuza ndaj tyre është e pabazë.
Ndryshe proçesi gjyqësor ndaj grupit kosovarë ka të bëj me përleshjen që pati me policinë maqedonase me 9 maj të vitit 2015-të.
Bilanci i këtij incdenti ishte 8 polic të vrarë dhe 10 kosovarë humbën jetën nga grupi i armatosur. Më shumë se gjashtë muaj 29 personat të cilët iu dorëzuan policisë dhe qëndrojnë në paraburgim, sot për herë të parë dalim në gjykatë për të dëshmuar rastin.
Ndërkohë, në gjykatën penale Shkupi 1 do të mbahet seancë publike ku pjestarët e grupit të armatosur do të japin dëshmin e tyre se pse kanë qenë të pranishëm në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
Nga ana tjetër mësohet se avokatët mbrojtës kanë paraqitur ankesë duke konsideruar se aktakuza për rastin është i pabazë.
