Protokoll për bashkëpunim në arsimin me Slloveninë
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi sot do të qëndrojë për vizitë pune në Slloveni, ku me ministren sllovene të Arsimit, Shkencës dhe Sportit Maja Makovec-Brençiç do të nënshkruajë Protokoll për bashkëpunim në fushën e arsimit...

Siç informon MASH, pritet ministrat të bisedojnë për politikat në fushat e arsimit dhe shkencës në të dy vendet, me theks te përvojat pozitive, të cilat i ka Sllovenia si vend-anëtar i Bashkimit Evropian.
"Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë jashtëzakonisht e vlerëson përkrahjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Sportit të Republikës së Sllovenisë lidhur me bashkëpunimin e projektuar në suaza rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në suaza të programeve evropiane, që kontribuon për ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve shkencore dhe të arsimit të lartë, për integrim më të suksesshëm në rrjetin shkencor evropian", kumtoi MASH.
