Në USHT debat me temë "Zgjedhjet në SHBA dhe zgjedhjet në Maqedoni”
23.02.2016 09:54
Sot në Universitetit Shtetëror të Tetovës organizohet debat me temë: "Zgjedhjet në SHBA dhe zgjedhjet në Maqedoni”...

Debati, në të cilin do të ligjërojnë, James Stejn – Drejtor i Misionit të USAID-it në Maqedoni dhe Doc. Dr. Jusuf Zejneli, profesor në Fakultetin Juridik të USHT-së, organizohet në bashkëpunim të Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor dhe Këndit Amerikan në Tetovë.
Debati do të zhvillohet në orën 11:00, në Amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së. (mia.mk)
