Maqedonia vepron në pajtim me vendimet e vendeve të marshutës ballkanike dhe praktikave të BE-së

23.02.2016 10:54

Republika e Maqedonisë lidhur me menaxhimin e krizës së emigrantëve - refugjatëve vepron në pajtim me vendimet e vendeve të marshutës ballkanike dhe praktikave të BE-së....

Këtë për MIA-na e deklaruan burime të MPJ-së së Maqedonisë lidhur me akuzat nga ana e Greqisë se me mbylljen e kufirit, Shkupi e shkel marrëveshjen e arritur në Bruksel. Ministri grek i migrimeve, Janis Muzalas informoi se Greqia ka filluar të ndërmarrë hapa diplomatikë me qëllim që ta bind Maqedoninë të pranojë emigrantë afganë, pasi që mijëra janë ngujuar në kufirin e Greqisë dhe të Maqedonisë dhe në Pire.

"Vendimi jonë do të jetë përkatës për trajtimin që do të përcaktohet lartë në marshutë", thekson burimi i njëjtë i MPJ-së së Maqedonisë.

Por, Muzalas, nuk ndaloi në këto akuza dhe dje tha se vendimi i Maqedonisë për ta mbyllur kufirin për disa refugjatë është "panik, ksenofobi dhe ndjenjë faji e Bashkimit Evropian".

"Shumë jemi të shqetësuar, diplomacia jonë tashmë ndërmori hapa. Kjo na shkakton vështirësi", deklaroi Muzalas për një radio greke dhe shtoi se megjithatë kanë pritur Maqedonia në ndonjë moment ta mbyll vendkalimin kufitar.

Ai tha se Greqia ka "plan B" të cilin ka filluar ta zbatojë, duke shtuar se vendi do të ballafaqohet me vështirësi me të cilat do të mund të ballafaqohet.

"Këto vende-anëtare a la kart të Bashkimit Evropian kanë përgjegjësi të madhe dhe nënkuptohet, më vjen keq që duhet të them, Austria gjithashtu, e cila deri më tani ndërmori qëndrim evropian, por tani ndërmerr veprime të njëanshme", deklaroi Muzalas. (mia.mk)