Kriza politike, në mesnatë hyn në fuqi shpërbërja e Parlamentit

23.02.2016 10:10

Sonte në mesnatë hyn në fuqi vendimi për shpërbërjen e Kuvendit, i votuar më 18 janar nga deputetët e shumicës parlamentare...

Vendimi për shpërbërjen  e Kuvendit të Maqedonisë, që pritet të hyjë në fuqi të martën në mesnatë, mund të anulohet vetëm nëse caktohet një seancë e jashtëzakonshme, me kërkesë të një numri të caktuar të deputetëve apo të kryeministrit.

Por, tani për tani asnjëra nga partitë nuk ka parashtruar kërkesë për ndryshimin e vendimit për shpërbërjen e Kuvendit, i cili sipas vendimit paraprak duhet të shpërbëhet më 24 shkurt.

Madje, nga LSDM thonë se nuk kanë ndërmend të parashtrojnë një kërkesë të tillë, pasi që as nuk e kanë iniciuar shpërbërjen e Kuvendit.